Teksa theksoi se ‘forcat e kohës kërkojnë që PS të rilindë”, ministrja Elisa Spiropali u ndal edhe te reforma në drejtësi. Ajo tha se “kush ka gabuar me dashje, duhet të paguajë”, duke shtuar se çdo eksponent politik betejën me drejtësinë e ka personale.
“Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë marramendëse dhe parimi i artë kushtetues i balancës së pushteteve ka nisur të funksionojë dhe të japë shenja të forta. Ka një listë jo të vogël me miq, kolegë e ish-kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Kush ka gabuar me dashje, duhet të paguajë dhe kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht.
Prezumimi i pafajësisë është i shenjtë, besimi ynë është te drejtësia deri në fund. Duhet të kuptojmë se zgjidhjet juridike janë të pamjaftueshme nëse nuk parashoqërohen me zgjidhje me mjete politike. Duhet të lëvizim fort dhe shpejt drejt një tjetër lloji lufte, hapja e PS-së e të rinjve, meritokracia e karriera e kushtëzuar janë vaksinat politike që na imunizojnë ndaj shfaqjeve. PS është edhe sëmundja që duhet kuruar edhe ilaçi që kuron.”
/tvklan.al