Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për të promovuar turizmin shqiptar.
Teksa ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025 ai ka shpërndarë një video në “Facebook” duke folur në disa gjuhë të ndryshme, falë ndihmës së inteligjencës artificiale.
Rama u ka bërë thirrje turistëve të vizitojnë vendin tonë dhe të “zbulojnë Shqipërinë përtej pritshmërive”
“MIRËMËNGJES dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
/tvklan.al