Parlamenti miratoi vetëm me votat e maxhorancës përbërjen e dy komisioneve të posaçme që vijnë si nisma të socialistëve. Komisioni i njohur si komisioni antikorrupsion do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj ndërsa komisioni për dezinformimin nga Erjon Barçe.

Demokratët nuk kanë dorëzuar propozime për asnjë nga komisionet. Duke qenë se komisioni antikorrupsion e ka të mirëpërcaktuar strukturën që përveç kryetarit dhe nënkryetarit që propozohen nga grupet parlamentare, anëtarët e tjerë do të jenë kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve të përhershëm të parlamentin u miratuan në bllok emrat e të gjithë anëtarëve të majte e të djathtë.

Opozita është shprehur kundër të dyja nismave që për socialistët vijnë si detyrime për procesin e anëtarësimit në BE.

Tv Klan