Aktori i njohur Barış Arduç dhe partnerja e tij Gupse Ozay kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre 6- vjeçare.
Për shkak të situatës së krijuar nga virusi, ceremonia ishte shumë e thjeshtë, vetëm me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Vendimi për të celebruar në martesë dashurinë e tyre ishte i papritur, pasi çifti kishte menduar që të organizonte një dasmë të madhe në vjeshtë.

Arduç dhe Ozay janë martuar në rezidencën në Çeşme, ku janë duke kaluar edhe pushimet e tyre.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto nga kurorëzimi i tyre, të cila padyshim habitën fansat.

Në sy bie thjeshtësia e nuses, e cila ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe ndryshe nga çdo nuse tjetër që jemi mësuar të shohim ka veshur atlete./tvklan.al