Telashet me ligjin janë hedhur pas krahëve për Kylian Mbappe. Pas akuzave për përdhunim dhe sulm seksual, francezi tashmë është i pafajshëm. Vendimi ka mbërritur nga Prokurorët suedez, të cilët mbyllën hetimet, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme të përfshirjes së yllin francez të futbollit.

Prokuroria ka refuzuar të japë emrin e të dyshuarit në rastin për incidentet e supozuara në një hotel në qendër të Stokholmit më 10 tetor. 25-vjeçari ishte i dyshuari kryesor për një episod përdhunimi në tetorin e këtij viti në Suedi. 

Përfaqësuesit e Mbappe pranuan se akuzat kundër tij ishin krejtësisht të rreme dhe se nuk kishte të bënte aspak me atë rast. Sulmuesi 25-vjeçar ishte në kryeqytetin suedez nga 9 deri më 11 tetor pasi nuk u preferua për tu grumbulluar nga Franca në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mbappé iu bashkua Real Madrid në merkaton e verës pas 7 viteve te PSG. Në këtë sezon, kampioni i Botës në vitin 2018 ka hasur jo pak vështirësi në Spanjë, kjo ndoshta e ndikuar edhe nga thashethemet jashtë fushës së lojës.

Klan News