Kylian Mbappe me ritëm rekordesh me fanellën e Real Madrid. Francezi shënoi tripletën e parë me spanjollët, për t’i dhënë fitoren komode në transfertën e Real Valladolid.

12 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, për tu konfirmuar një makineri golash. Ecuri që e ndihmon për tu ngjitur në 22 gola në 32 ndeshje, e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos në sezonin debutues në Madrid.

Portugezi shënoi 32 herë në 35 ndeshje. Hat-triku i Mbappe kundër Valladolidit erdhi në paraqitjen e tij të 19-të në La Liga dhe kjo e bën atë lojtarin e katërt që arrinë këto shifra, pas Ruud van Nistelrooy në dy ndeshje, Gareth Bale, me nëntë dhe Emmanuel Adebayor me 14.

Ndërkaq, Ronaldo e arriti këtë shifër pas 27 ndeshjeve. Kylian Mbappe shënon të paktën një herë çdo 74 minuta, duke udhëhequr skuadrën e Carlo Ancelottit në rrugën drejt titujve kampion. 

Klan News