Lamine Yamal vazhdon ngritjen e tij në majat e futbollit.  Transfermarkt ka përditësuar vlerat e tregut të futbollistëve të Ligës Spanjolle dhe anësori Barcelonës kalon Kylian Mbappé.

Çmimi i lojtarit të klubit katalan është 180 milionë, ndërsa  francezi i Real Madridit ka rënë nga kjo shifër në 160 milionë.

Fillimi i sezonit për Lamine dhe Mbappe ka qenë shumë ndryshe. Spanjolli ka konfirmuar të gjitha paraqitjet pozitive të sezonit të kaluar dhe të kampionatit europian ndërsa ish-lojtari i PSG-së ka vuajtur disa muaj të turbullt në të cilët ka patur disa paraqitje zhgënjyese dhe disa të tjera shumë të mira.

Pavarësisht vështirësive në ambientim dhe ndeshjeve jo të mira francezi tashmë ka 14 gola dhe 4 asist me fanellën e Real Madrid në të gjitha garat.

Ka vetëm dy lojtarë në La Liga me të njëjtën ose më shumë vlerë tregu se Lamine. Bellingham mbetet i instaluar në 180 milionë, ndërsa Vinicius ende ndan vendin e parë me Haaland falë vlerësimit të tij prej 200 milionësh.

Edhe Pedri është shpërblyer për fillimin e shkëlqyer të sezonit dhe është rikthyer në 100 milionë. Nga ana e tij, Rodrygo ka rënë në atë vlerësim pasi arriti në 110 milionë në përditësimin e Qershorit të kaluar.

Tv Klan