Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Francës për ndeshjet e nëntorit me Izraelin dhe Italinë në Ligën e Kombeve.
Pas lajmeve në mediat vendase këtë e konfirmoi edhe trajneri Didier Deschamps, i cili nuk ka dashur të bëjë shumë komente rreth këtij vendimi.
“Fola me të dhe mora një vendim. Është më mirë kështu. Mbappe donte të vinte, nuk ka asnjë problem tjetër në pjesën jashtë sportit”, tha trajneri.
Mbappe ka luajtur ndeshjen e fundit me Francën më 9 shtator, ndërsa mungoi muajin e kaluar me arsyen se duhet të pushonte pas dëmtimit që pësoi.
Por ai u aktivizua më pas me Real Madrid në kampionat. Kjo solli polemika, pasi Kylian Mbappe është e kapiten i skuadrës e që numëron 86 ndeshje me Francën dhe 48 gola të shënuar.
Tv Klan