Vetëm pak ditë në Spanjë dhe Kylian Mbappe vendos rekord me fanellën e Real Madrid. Sulmuesi i mbërritur në kryeqytetin spanjoll në këtë merkato vere është tashmë golashënuesi më i mirë në organikën e teknikut, Carlo Ancelotti. Francezi ka realizuar 5 gola në 7 ndeshjet zyrtare që ka luajtur për Real Madridin.
Për më tepër, me golin e tij ndaj Stuttgartit në Champions League, Mbappé ka shënuar në të gjitha garat që ka luajtur klubin spanjoll. Deri më tani, 25-vjeçari ka festuar gol në tre raste në kampionat, dy prej tyre me penallti, një në Champions League dhe një tjetër në Superkupën e Europës.
Pas tij në këtë klasifikim special janë Vinicius dhe Valverde, me nga dy gola. Real Madridi ka shënuar 14 gola në shtatë ndeshjet zyrtare që ka luajtur dhe ka pësuar vetëm 3 gola. Për Mbappe ky ishte goli i 49-të personal në Ligën e Kampionëve, për t’u rreshtuar në vendin e nëntë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, duke kaluar Zlatan Ibrahimovic dhe një gol i distancuar nga Tieri Henri.
Klan News