Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër për herë të dytë.

Ka qenë vetë Kylie ajo që ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushit, përmes profilit të saj në Instagram. Djali ka ardhur në jetë në datën 2 Shkurt.

Fotoja bardh e zi tregon vajzën e vogël, Stormi, duke mbajtur dorën e të porsalindurit me mbishkrimin 2-2-22 dhe një emoji zemre me ngjyrë blu.

Scott ka komentuar në foto me një zemër blu dhe gjashtë emoji zemrash në ngjyrë kafe.

Kylie Jenner ka konfirmuar në muajin Shtator se ajo dhe reperi ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. /tvklan.al