Koncerti i Travis Scott në Marvel Stadium në Melburn është përfshirë nga kaosi. Më shumë se 55.000 fansa u dyndën në stadium për koncertin e turneut Circus Maximus.

Një spektator kaloi një situatë të vështirë shëndetësore pas përballjes me njërin nga rojet e sigurisë.  Përplasja e dhunshme ndodhi kur fansat nisën të kapërcenin pengesat e sektorit me ndenjëse të stadiumit për të shkuar te zona e grumbullimit.

@ravi.gamage0

Travis Scott in Melbourne fighting with security

♬ Revenge – sofians

“Ai ra në tokë dhe u duk sikur kishte goditur kokën, kështu që rojet thjesht u hodhën mbi të dhe u përpoqën ta ngrinin. Në këtë moment ai po dridhej dhe ata e shtrinë në anë e më pas dukej që ai po kalonte një krizë”, tha një dëshmitar i quajtur Alex.

@spicychilliez #fyp #foryoupage ##onthisday #travisscott #viral #trending #foryou #travis #melbourne #travisscottconcert #cactusjack #travisscottmelbourne #travisscottaustralia #jackboys #fein #sickomode #highestintheroom #moshpit #barricade ♬ FEIN Ringtone – Anytunz 💫

I riu u dërgua në ambulancë dhe po qëndronte ulur gjatë kohës që po transportohej në barelë. Ai ishte një prej pesë fansave që përfunduan në spital mbrëmjen e së mërkurës.

Policia ishte e pranishme, por nuk pati arrestime apo raportime. Një zëdhënës i Marvel Stadium tha se po kryhet një sqarim me kompaninë e sigurimit pas këtij incidenti.

Koncertet e Travis njihen për turmat ‘e tërbuara’ dhe fansat arritën derisa të flaknin pengesat jashtë  Marvel Stadium në natën e parë të koncertit në Melburn. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, dallohet qartë që turma rrezikoi sigurinë e të gjithëve.

@taariqstar #melbourne #circusmaximus #concert #travisscott @Travis Scott ♬ original sound – Taariq ☪︎

Ngjarja e fundit solli në vëmendje incidentin tragjik që ndodhi në vitin 2021 gjatë festivalit Astroworld. 10 spektatorë vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan për shkak të asfiksimit nga turma. Ndaj Travis u ngritën qindra padi por më pas u vendos që ai nuk do të dënohej pasi “nuk kishte asnjë person përgjegjës” për tragjedinë./tvklan.al