Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Zv/komisioneri:- “Sot në orën 12:15, na ka ardhur me faks një vendim i KQZ, për zëvendësimin e kryetarit të këtij komisioni. Nga burimet themi, që ky vendim është i pasaktë, nga burimet që kemi ne nga PS, të lidhura me kryetarin e KQZ zotin Ilirjan Celibashi, thuhet që ky vendim nuk është marrë dhe nuk dihet se nga kush ka dalë ky vendim. Të lidhur me sekretarin e KQZ, ai thotë që ky vendim është marrë. Zoti Luga është larguar të votojë si çdo qytetar tjetër”.

Gazetari:- Ju pse nuk jeni lidhur me kryetarin Celibashi?

Zv/komisioneri:- “I kam kërkuar sekretarit të KQZ, të më lidhë direkt me zotin Celibashi, ai pretendon se zoti Celibashi është në një mbledhje të rëndësishme dhe nuk lidhet dot me ne”.

Gazetari:- Si motivohet shkarkimi i zotit Luga?

Zv/komisioneri:- “Në vendimin që ka sjellë KQZ, pa vulë e pa firmë, vetëm një firmë të protokollit, nuk jepet asnjë shkak apo arsye për shkarkimin e tij dhe nga ligji, nga kodi zgjedhor thuhet, se kryetari i komisionit dhe nënkryetari zgjidhet nga KQZ me vendim të KZQV”./tvklan.al