Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Ka filluar procesi i numërimit të fletëve të votimit këtu në qendrat e votimit në qytetin e Durrësit. Shqetësimi i parë që kanë hasur kryesisht komisionerë të djathtë është fakti se ekzistojnë disa fletë votimi, të cilat janë të mbështjella me njëra-tjetrën, pra dy fletë të palosura së bashku. Për këtë ata dyshojnë se ka pasur fletë të sjella nga persona të caktuar gjatë votimit për në qendrat e votimit dhe ky është një shqetësim i cili do të ballafaqohet më pas kur të krahasohen fletët e votimit me numrin e qytetarëve që kanë votuar.

Komisioneri i PD:- “Unë jam anëtar i komisionit, përfaqësues i PD”.

Gazetarja: Keni konstatuar ndonjë problematik gjatë procesit të votimit?

Komisioneri i PD:- “Problematike ka qoftë të brendshme qoftë të jashtme. Kemi përmendur edhe herë të tjera, ka një lloj manipulimi, siç duket nga listat këtu, gjejmë fletë votimi të dyfishta ose të trefishta. Ajo që është e rëndësishme për mua mbi të gjitha është pjesëmarrja, njerëzit nuk dinë ku kanë emrat, janë të ndarë brenda një familje. Edhe ne anëtarët e komisionit kemi pasur probleme mbi ecurinë e komisionit, që do i shkruajmë në proceverbal”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj