“Traviata”, opera më e suksesshme e vitit të kaluar e Teatrit të Operas dhe Baletit, do të jetë pikërisht shfaqja që do të çel nesër sezonin artistik në skenën e këtij teatri. Do të jenë datat 4, 6 dhe 10 Tetor, në të cilat do të rishfaqet për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta ndjekin në sezonin e kaluar, shfaqja operistike “La Traviata”.
Kësaj here e veçanta e kësaj shfaqjeje qëndron në faktin se rolet kryesorë do të interpretohen nga dy personazhe të ftuar specialë të Operas dhe Baletit. Të cilat janë: Baritoni gjerman Tomas Gazheli dhe tenori shqiptarë Adrian Xhema.
Baritoni gjerman Tomas Gazheli vjen për herë të dytë në skenën tonë, pas interpretimit të tij në rolin e Don Xhovanit, në operën me të njëjtin titull, të vënë në skenë në vitin 1996. Ai është një artis mjaft i njohur me një kurrikul mjaft të pasur artistik.
Ndërkohë në rolet e tjera kryesore të kësaj shfaqjeje do të interpretojnë artistë të tjerë të njohur të skenës sonë operistike, si Mariana Leka, Etleva Golemi, Josif Gjopali, etj.
Opera “Traviata” është një nga operat më të luajtura në gjininë e artit operistik, duke u cilësuar kështu si opera më popullore e literaturës operistike botërore./tvklan.al