Jemi mësuar t’i shikojmë të luajnë me njëri-tjetrin te Kombëtarja shqiptare, por këtë herë, Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani do të jenë kundërshtarë.
Në Champions League, përballen Sparta e Pragës me Interin, ekipe ku luajnë edhe dy mesfushorët shqiptarë.
Një ditë para ndeshjes, Laçi deklaroi se dëshiron ta mposhtë Interin, për shkak se është tifoz i Milanit.
Të dy lojtarët e nisin ndeshjen nga fillimi, ndërsa favorit për të dalë fitimtar nga kjo përballje është Asllani, për shkak të kualiteteve që ka në ekip Interi.

/tvklan.al