Laçi regjistroi fitoren e dytë në kampionat. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Skuadra e drejtuar nga Moriero, shënoi nga një gol për çdo pjesë, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Prodani zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, ndërsa William Cordeiro dyfishoi shifrat në minutën e 54-t.
Këtë avantazh, kurbinasit e ruajtën deri në fund, për të marrë fitoren. Me këtë sukses, Laçi largohet nga vendi i fundit dhe renditet i nënti me 10 pikë, ndërsa Egnatia zbret në vendin e tretë me 16 pikë.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për kampionët në fuqi, që kanë shfaqur vështirësi të mëdha këtë sezon. /tvklan.al