Lady Gaga zgjodhi që paraqitjen në tapetin e kuq për premierën e filmit Joker në Festivalin e Filmit në Venecia ta bënte me partnerin e saj.
E veshur me një fustan Dior të cilin e shoqëroi me këtë kapele të Philip Treacy asaj iu bashkua i fejuari Michael Polansky të cilët ishin të pandashëm teksa pozonin për fotografët.
Ndërkohë aktori tjetër kryesor në këtë projekt shumë të suksesshëm kinematografik , Joaquin Phoenix solli motrën e tij Rain për t’iu bashkuar në tapetin e kuq.
Mediat e huaja kanë zbuluar se në filmin i ri do të ketë interpretime të dy aktorëve edhe në fushën e muzikës .Ata këndojnë hitet si “Get Happy” e Judy Garland dhe hitin “That’s Entertainment”.
Në filmin origjinal “Joker”, i cili gjithashtu u shfaq premierë në Venecia mori komente të mira nga kritikët dhe fitoi çmimin kryesor të festivalit .
“Joker: Folie a Deux” është një nga 21 filmat që konkurrojnë në Festivalin e Filmit të Venecias për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”, i cili do të jepet më 7 Shtator. Mbetet për tu parë nëse projekti i ri do të arrijë të tejkalojë sukseset e të parit.
Klan News