Lajmi i dhënë për gjetjen e bagazheve të humbura të pasagjerëve që udhëtonin në linjën Athinë-Tiranë rezultoi i rremë. Pas njoftimeve të marra emigrantët e interesuar i janë drejtuar doganës greke ku kanë gjetur vetëm dy-tre çanta të vogla. Të zhgënjyer, i janë drejtuar më pas Policisë së Korçës, por në përgjjigje kanë marrëvetëm një ngritje supesh. Ndërkohë që agjencia e linjës së udhëtimit “Alvavel” nuk jep asnjë sqarim për bagazhet e humbura.
“Përgjegjësinë kryesore d.m.th. e ka agjencia, e cila duhet të na zhdëmtojë, në të kundërt neve jemi emigrantë, dokumentet i kemi të rregullta, do të kthehemi në Athinë, do të vemë dhe në agjencinë e Athinës, që është e kësaj shoqërisë dhe atje do të sensibilizojmë dhe mediat greke.” /tvklan.al