NATO bëri të ditur se mbrëmë ka anullur pjesën më të madhe të sulmeve ajrore mbi Jugosllavi për shkak të kohës së keqe. Avionët e NATO-s u drejtuan në jugperëndim të Kosovës. Janë goditur një numër atuomjetesh ushtarake serbe dhe Aeroporti në Sienicë. Presidenti Amerikan Klinton ndodhet para një presioni për të ndërhyrë me forcat tokësore në Kosovë.
Kryeministri Bler, sipas shtypit, është duke insistuar tek Uashingtoni për të shpejtuar vendimin. Komandanti Suprem i Luftës së Gjirit Persik, Pauell ka kritikuar se veprimet ushtarake të NATO-s janë në nivelin e qëndrimeve politike. Edhe Pentagoni me anë të një letre Shtabit të Përgjithshëm vlerëson se koha nuk pret më lidhur me konfliktin Jugosllavi.
Sekretari Robin Kuk në një prononcim në Bruksel deklaroi : “Ne nuk mund të kthehemi prapa në Maqedoni deri në një ceremoni të madhe të nënshkrimit të një marrëveshje me flamuj e kamera. “ Ai tha se Aleanca është e bashkuar dhe e vendosur që Millosheviçit të mos i lejohet e drejta e vetos për kthimin e refugjatëve në Kosovë. Sekretari i Jashtëm Britanik bëri të ditur se Havier Solana kishte autorizuar ushtarakët të hartonin planet e tyre për një ndërhyrje të mundshme në tokë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj