Lajme nga bota: Ka rifilluar pas 15 ditësh procesi gjyqësor kundër liderit kurd Abdulla Ocalan. Në gjyq kanë marrë pjesë tre gjyqtarë civilë. Avokatët e Ocalanit do të fillojnë mbrojtjen e tij pas një afati 15 ditor.
Është shtyrë për dy javë referendumi për pavarësinë e Timorit të Lindjes me 9 Gusht. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Timorit ndërkohë që vazhdon dërgimi i trupave paqeruajtëse në vend. Atje kanë mbërritur dhe ushtarët e Task Forcës së OKB-së, pra kaskat blu, që do të sigurojnë mbarëvajtjen e Referendumit./tvklan.al