Sot nga Beogradi ka mbërritur një sinjal i ndryshëm nga thirrjet për luftë dhe ofensiva. I dërguari i Moskës në Beograd i ka tërhequr vëmendje Millosheviçit. Gjendja nëpër fshatrat e Kosovës vazhdon të jetë e nderë.
Shefi i OSBE-së, Uilliam Uolker ka deklaruar se nuk do të largohet nga Kosova. Ka mbërritur në Kosovë një grup ekspertësh finlandezë të udhëhequr nga doktoresha Helena Ranta për të ekzaminuar trupat e masakruar të Raçakut.
Havier Solana ka deklaruar se në Kosovë mund të hyhet ushtarakisht shumë shpejt. Gjermania ka nisur tornadot e saj në bazat e NATO-s në Itali për të qënë në gadishmëri për ndonjë ndërhyrje ushtarake në Kosovë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori