#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti
Hedlines 17 Dhjetor 2023
Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.Hetuesit dyshojnë se armën e siguroi disa ditë para ngjarjes.

Sokol Mjacaj, i cili dy ditë më parë vrau në burgun e Peqinit një të dënuar dhe plagosi një tjetër refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Grupi hetimor dyshon se pistoletën me të cilën kreu krimin ai e siguroi disa ditë para ngjarjes.

Gara me makina kthehet në tragjedi, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur në një aksident në Kosovë.

Një garë me makina në rrugë është kthyer në tragjedi në Prizren të Kosovës. Një prej automjeteve humbi kontrollin dhe godit për vdekje 3 të rinj, ndërsa plagosi 3 të tjerë. Policia arreston shoferin dhe nje tjeter te dyshuar.


Rreth 45% e aksidenteve ndodhin natën. Ekspertët: Shkak, alkooli dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Rreth 45 për qind e aksidenteve rrugore në vend ndodhin nga mbrëmja deri ne mëngjes. Sipas ekspertëve shkaqet kryesore lidhen me konsumin e alkoolit nga drejtuesit e automjeteve dhe mungesën e ndriçimit në shumë akse rrugore.


Imuniteti i Berishës, nesër në Këshill. Opozita mosbindje civile para Kryesisë së Kuvendit.

Këshilli i Imuniteteve shqyrton nesër kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Vet ish-kryeministri nuk ka marrë ende një vendim nëse do marre pjese në mbledhje, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile para Kuvendit.


Publikohet planimetria e qendrës se emigrantëve në Shëngjin. The times: I përfshirë edhe Frontex.
Britanikja “The Times” publikon projektin e hartuar nga italianët për ndërtimin e qendrës së pritjes së emigrantëve në Shëngjin. Në zbatimin e kësaj marrëveshje do jetë i përfshirë edhe FRONTEX që do të ketë një hapësirë në këtë qendër.


Serbia në zgjedhje parlamentare dhe lokale. Shqiptarët e luginës garojnë me dy lista.

Rreth 6.5 milionë serbë janë ftuar sot në votime për të zgjedhur parlamentin e ri dhe një pjesë të drejtuesve të pushtetit vendor. Në zgjedhje marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët garojnë me 2 lista kandidatësh.