Trajneri i Interit në Miami, Gerardo “Tata” Martino u largua nga drejtimi i skuadrës këtë të premte duke thënë se jep dorëheqjen për arësye personale. Fakt është se skuadra e tij nuk po merrte rezultatet e dëshiruara kohët e fundit.
Ekipi u rrëzua nga play-off-et e MLS Cup në raundin e parë duke u aliminuar nga Atlanta United, një ekip që fitoi Kupën MLS nën drejtimin e Martinos në vitin 2018. Miami gjithashtu nuk kishte arritur të kalonte 16-shen e fundit në Kupën e Ligave.
“Ka qenë një nder të punosh në një klub të tillë të posaçëm dhe të kryesosh një ekip të tillë të posaçëm,” tha Martino në një deklaratë. “Unë largohem me asgjë tjetër përveç mirënjohjes për kohën time këtu.”
Inter Miami tashmë ka gjetur trajnerin e tij të ri. Javier Mascherano pritet të nënshkruajë një kontratë afat-gjatë. Ish-lojtari i Liverpoolit do të largohet nga roli i trajnerit të kombëtares U23 të Argjentinës.
Ai do të ribashkohet me Lionel Messin, ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona dhe në ekipin kombëtar. Me të, ish-lojtarët e tjerë katalanas që përbëjnë ekipin e SHBA do të shkojnë në 5. Përveç Messit, tek Inter Miami është edhe Busquets, Suarez dhe Jordi Alba.
Tv Klan