Myrto Uzuni luajti këtë të shtunë ndeshjen e 100 me ekipin e Granadas.
Sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu organizua një ceremoni e veçantë pak minuta para ndeshjen së javës së 16-të të kampionatit kundër Cadiz.
Të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë dhe duartrokisnin për Uzunin. Këtë sfidë sulmuesi shqiptar e ka nisur nga stoli. Ai zbriti në fushë në minutën e 64.
Tv Klan