#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 17 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Headlines 17 Dhjetor 2023

Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Hetuesit dyshojnë se armën e siguroi disa ditë para ngjarjes.

Sokol Mjacaj, i cili dy ditë më parë vrau në burgun e Peqinit një të dënuar dhe plagosi një tjetër, refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Grupi hetimor dyshon se pistoletën me të cilën kreu krimin ai e siguroi disa ditë para ngjarjes.

Gara me makina kthehet në tragjedi, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur në një aksident në Kosovë.

Një garë me makina në rrugë është kthyer në tragjedi në Prizren të Kosovës. Një prej automjeteve humbi kontrollin dhe goditi për vdekje 3 të rinj, ndërsa plagosi 3 të tjerë. Policia arreston shoferin dhe një tjetër të dyshuar.

Rreth 45% e aksidenteve ndodhin natën. Ekspertët: Shkak, alkooli dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Rreth 45 për qind e aksidenteve rrugore në vend ndodhin nga mbrëmja deri ne mëngjes. Sipas ekspertëve shkaqet kryesore lidhen me konsumin e alkoolit nga drejtuesit e automjeteve dhe mungesën e ndriçimit në shumë akse rrugore.

Imuniteti i Berishës, nesër në Këshill. Opozita mosbindje civile para Kryesisë së Kuvendit.

Këshilli i Imuniteteve shqyrton nesër kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Vetë ish-kryeministri nuk ka marrë ende një vendim nëse do marrë pjesë në mbledhje, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile para Kuvendit.

Publikohet planimetria e qendrës se emigrantëve në Shëngjin. The Times: I përfshirë edhe Frontex.

Britanikja “The Times” publikon projektin e hartuar nga italianët për ndërtimin e qendrës së pritjes së emigrantëve në Shëngjin. Në zbatimin e kësaj marrëveshje do jetë i përfshirë edhe FRONTEX që do të ketë një hapësirë në këtë qendër.

Vuçiç fiton bindshëm zgjedhjet. Shqiptarët e përçarë fitojnë vetëm një mandat në parlament

Zgjedhjet parlamentare në Serbi fitohen bindshëm nga partia e presidentit Aleksander Vuçiç. Kryeministrja Ana Brnabiç tha se do të fitojnë mbi 125 mandate nga 250 vende në Parlamentin serb.  Shaip Kamberi do të jetë i vetmi deputet shqiptar.

/tvklan.al