#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 18 Dhjetor 2023

Parlamenti shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Sali Berishën.

Këshilli i Imuniteteve miratoi kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokatët argumentuan se kërkesa eshte e pabazuar në fakte dhe e nxitur politikisht, pretendime që u hodhën poshtë nga prokurorët.

Opozita nis mosbindjen civile. Berisha: SPAK po vepron politikisht. Japim jetën për votën.

Pak meter larg mbledhjes se Keshillit te Mandateve, opozita nisi protesten e pare te mosbindjes civile. Sali Berisha i akuzoi prokuroret e SPAK se po veprojne me urdhera politike dhe i paralajmeroi se do te mbajne pergjegjesi.

Rama vlereson ekipin e negociatave: Flasim me Greqinë, drejtesisë nuk i ndërhyjmë dot.

Kryeministri Rama vlereson ekipin e administrates publike qe mori pjese ne procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Ai foli edhe per problemet me Greqine, duke thene se do te negocioje, por pa i nderhyre drejtesise.

Përgjaket sërish rruga e Arbrit. Dy viktima në një aksident rrugor.

Pergjaket serish rruga e Arbrit. Dy te rinj humben jeten nga perplasja e dy makinave ne afersi te shkalles se Tujanit. Policia rrugore dyshon se shkak per aksidentin eshte bere nje parakalim i gabuar.

Vuçiç fiton thellë zgjedhjet e parakohshme në Serbi. Shqiptarët marrin 2 deputetë.

Partia e presidentit serb, Aleksander Vucic fiton bindeshem zgjedhjet parlamentare te se dieles. Progresistet moren 7 deputete me shume dhe mund te qeverisin te vetem. Shqiptaret pritet te kene 2 mandate ne kuvend.

Hidhen shortet për kupat e europës. Përballje ferri për italianët ne Champions.

Hidhen shortet per kupat e Europes. Ne Champions League, ekpet italiane do te kene perballjet me te forta, me Napolin qe luan kunder Bacelones, Interin kunder Altetikos se Madridit dhe Lacios kunder Bajernit te Mynihut.

/tvklan.al