#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 18 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 18 Dhjetor 2023
Këshilli je autorizimin për arrestimin e Berishës. Avokatët: Kërkesa e SPAK e nxitur politikisht.
Këshilli i Imuniteteve miratoi kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokatët argumentuan se kërkesa eshte e pabazuar në fakte dhe e nxitur politikisht, pretendime që u hodhën poshtë nga prokurorët.
Opozita nis mosbindjen civile. Berisha: Vendimi i këshillit, akt puçist i Rama-Brava
Pak metra larg mbledhjes se Keshillit te Mandateve, opozita nisi protesten e pare te mosbindjes civile. Sali Berisha i akuzoi prokuroret e SPAK se po veprojnë me urdhra politike. Vendimin e Keshillit e cilësoi si një akt puçist të Ramës dhe Bashës.
Rama vlereson ekipin e negociatave: Flasim me Greqinë, drejtesisë nuk i ndërhyjmë dot.
Kryeministri Rama vlereson ekipin e administrates publike qe mori pjese ne procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Ai foli edhe per problemet me Greqine, duke thene se do te negocioje, por pa i nderhyre drejtesise.
Përgjaket sërish rruga e Arbrit. Dy viktima në një aksident rrugor.
Pergjaket serish rruga e Arbrit. Dy te rinj humben jeten nga perplasja e dy makinave ne afersi te shkalles se Tujanit. Policia rrugore dyshon se shkak per aksidentin eshte bere nje parakalim i gabuar.
Sylvinho bëhet nënshtetas shqiptar, Rama e Begaj surprizojnë trajnerin e Kuqezinjve
Ne mbrëmjen Gala te ndarjes se çmimeve te lojtareve me te mire te vitit, presidenti Begaj dhe kryeministri Rama surprizuan trajnerin Silvinjon duke i dhënë dekretin e nënshtetësisë shqiptare. Lojtarëve të kombëtares për kualifikimin ne Europian iu rikthehen pasaportat diplomatike.
/tvklan.al