#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 18 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headline 18 Gusht 2023
Gjykata e posaçme le në burg biznesmenin e sterilizimit dhe ish-zv.ministrin e shëndetësisë
Do të qëndrojnë në qeli ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. SPAK tha se ka prova për lidhjet e biznesmenit me ish-zyrtarët e lartë që çuan më pas në marrjen e kontratës.
Rama: Kjo qeveri nuk do ta pengojë kurrë drejtësinë. Berisha: Ai komandon SPAK
Kryeministri Rama reagon për arrestimet e fundit të ish-zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë. Ai thotë se vullneti i qeverisë është të mos pengojë kurrë punën e drejtësisë. Reagon Berisha që thotë se Rama komandon SPAK-un.
Meloni lë Shqiperine, Rama: Nuk folëm për central bërthamor, por për ujësjellësin drejt Pulias
Kryeministrja e Italisë Xhorxhia Meloni lë Shqipërinë pas pushimeve në plazhet e Vlorës. Kryeministri Rama mohon të jetë diskutuar për centrale bërthamore duke deklaruar se është folur për projektin e ujësjellësit drejt Puljas.
Mediat e huaja, jehonë “boom-it” turistik të Shqipërisë. OBT: Vendi i dytë për rritjen e turizmit
Vijon jehona e mediave greke, gjermane, britanike dhe amerikane për bumin turistik drejt Shqipërisë. Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e turizmit në 6-mujorin e parë të vitit.
SHBA: OK dergimit të avionëve F16 në Ukrainë Moska: Do ta trajtojmë si rrezik bërthamor
Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin lejen e shumëpritur për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Por Moska ka paralajmëruar se pajisja e Ukrainës me to, do të trajtohet si rrezik bërthamor.