Real Madrid ka përfituar nga ndalesa e Barcelonës, për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Leganes në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.
Madrilenët iu falën golave të Mbappe në minutën e 43-të, Valverde në minutën e 66-të dhe Bellingham në minutën e 85-të, për të marrë fitoren.
Me këtë sukses, Reali mban vendin e dytë me 30 pikë, 4 më pak se Barcelona e vendit të parë, por madrilenët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Valencias, i cila u shty pak javë më parë.
/tvklan.al