#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 19 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 19 Gusht 2023
Rama në Rai 1: Me Melonin shkëmbyem ide për projekte konkrete mes vendeve.
Në një intervistë për RAI, kryeministri Edi Rama thotë se me homologen italiane Xhorxhia Meloni u fol për projekte konkrete. Rama thotë se nuk përbën asnjë problem për bashkëpunimin fakti që ata u përkasin linjave të ndryshme politike.
Fatura e papaguar në Berat, debate në politikën italiane. Meloni: U turpërova.
Pagesa nga ambasada e faturës së restorantit të turistëve italianë që u larguan me vrap në Berat shkakton polemika në politikën italiane. Opozita akuzon Melonin për populizëm, por kjo e fundit thotë se u ndie e turpëruar nga gjesti.
Tirana ‘’pushtohet’’ nga turistët e huaj. Rrugët e mbushura nga mëngjesi në mbrëmje.
Fluksin turistik të kësaj vere e tregojnë jo vetëm plazhet, por edhe rrugët e qyteteve të mëdha. Në Tiranë janë grupe të mëdha turistësh që i gjen në çdo orë të ditës sidomos në qendër dhe pranë monumenteve të kulturës.
Detaje të reja nga dosja e ‘’sterilizimit’’. SPAK: Kontratës iu rrit kosto me 56.4%.
Dalin detaje të reja nga dosja e koncesionit të sterilizimit që çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe një biznesmen. Në dosjen e SPAK të siguruar nga Tv Klan thuhet se kontratës iu rritën kostot me mbi 56% në mënyrë fiktive.
Vrau 7 foshnja, dënohet infermierja britanike: ‘’E bëra për të tërhequr vëmendjen e një mjeku’’.
Infermierja e një materniteti në Britaninë e Madhe u shpall fajtore për vrasjen me helmim të 7 të porsalindurve. 33-vjeçarja që pritet të dënohet me burg përjetë tha se e bëri për t’i tërhequr vëmendjen një mjeku që refuzonte dashurinë e saj.