Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 2 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Gusht 2024

Rama: Rekord turistësh në Rinas, 1.2 mln në korrik.  Mediat e huaja vijojnë të promovojnë Shqipërinë

1.2 milionë vizitorë kanë hyrë nga Rinasi vetëm në korrik, 350 mijë më shumë se një vit më parë. Kryeministri Edi Rama thotë se rritje kanë pësuar edhe hyrjet nga Kosova dhe konsumi në vend. Mediat e huaja vijojnë të promovojnë Shqipërinë. 

Mbyllet sot fushata për zgjedhjet në Himarë Rama: Padi ndaj PD për akuzat për pronat në Vuno

Mbyllet sot fushata për zgjedhjet për bashkinë e Himarës. Në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, kryeministri Rama u dha përgjigje edhe akuzave të opozitës se ka përfituar prona në Vuno, duke paralajmëruar padi për shpifje.

Lihet në arrest shtëpie ish-gjyqtarja e Elbasanit. Priten masat për anëtarët e tjerë të bandës së Elbasanit

Gjykata e Posaçme la sot në arrest shtëpie ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu të akuzuar për korrupsion në dosjen “Plumbi i Artë 2”. Para togave të zeza kanë dalë edhe personat e tjerë të akuzuar për një sërë krimesh të rënda.

Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka. Akuzohet për vrasjen e ish –efektivit të policisë, Santiago Malko

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish -efektivit të policisë, Santiago Malko, si pjesë e një konflikti me një bande rivale. Ai iu dorëzua autoriteteve shqiptare nën masa të larta sigurie, 18 muaj pas arrestimit.

Gjobe ose heqje licence për mjekët që abuzojnë me pacientët. Shefat të zgjedhin shtetin ose privatin

Zbardhen ndryshimet ligjore që ashpërsojnë penalitetet për mjekët që abuzojnë me pacientët e tyre, të cilat parashikojne gjoba deri në heqje të licences. Ndërsa shefat e shërbimeve duhet të zgjedhin të punojnë ose në shtet ose në privat.

Incidenti në Shkup me Presidenten Osmani, Kosova i dorëzon notë proteste RMV-së

Kosova i paraqet notë proteste ndaj Maqedonisë së Veriut për incidentin e rëndë diplomatik që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani me forcat e sigurisë së aeroportit të Shkupit, duke kërkuar dhe hetim. Vetë Presidentja e cilëson si provokim ngjarjen.

/tvklan.al