Robert Lewandowski ishte një nga favoritët absolutë për ta fituar “Topin e Artë” në vitin 2020, megjithatë nuk e mori dot. Shkak për këtë, u bë anulimi i ceremonisë për dhënien e çmimit, për shkak të pandemisë.
Polakut i ka mbetur peng ai sezon, ndërsa ende vazhdon të mos e kuptojë përse nuk e mori “Topin e Artë”. Duke folur për këtë, sulmuesi deklaroi se nuk e kuptoi anulimin e dhënies së çmimit, duke shtuar se futbolli është si politika ndonjëherë.
“Nuk e kam kuptuar përse nuk mu dha ‘Topi i Artë’. Në atë periudhë të gjitha ligat po luheshin. Po ashtu edhe Liga e Kampioneve vazhdoi normalisht. Nuk e di pse u anulua dhënia e ‘Topit të Artë’. E di që futbolli është si politika ndonjëherë. Nëse ka futboll, ka biznes dhe nëse ka biznes, aty ka edhe politikë”, deklaroi Lewandowski në një bisedë me Rio Ferdinand.
Ndër të tjera, polaku tha se do e pranonte si çmim edhe nëse ia japin 4 vite më vonë. /tvklan.al