Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 2 Tetor 2024

Kaosi në Kuvend, ndëshkohen 24 deputetë të opozitës. Pezullime nga 10 deri në 60 ditë

Sekretariati i Etikës vendos të ndëshkojë 24 deputetët e opozitës që dogjën karriget dhe shkaktuan kaos në sallën e Kuvendit. Pezullim me 60 ditë për Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin, 10 ditë për Edi Palokën dhe 40 ditë për të tjerët.  

PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të kushtetueses

Grupi Parlamentar Demokrat kallëzon në SPAK, 73 deputetë të mazhorancës duke i akuzuar se kanë kryer vepër penale me pengimin e zbatimit të vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçkën. Ministri Manja apelon të pritet Komisioni i Venecias.

Ilir Proda, zyrtarisht drejtor i policisë së shtetit. Hoxha: Nis gara për drejtorët e qarqeve

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme emrin e Ilir Prodës si drejtor të përgjithshëm të policisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha njoftoi hapjen e garës edhe për drejtuesit e policisë në të gjitha qarqet e vendit.

Shqiperia, ndihmë greqisë për zjarret. Nisen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete

Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Greqisë për ndihmë për shuarjen e zjarreve në rajonin e Peleponezit.

Drejt shtetit fqinj janë nisur rreth 30 forca dhe 5 mjete zjarrfikëse që do të ndihmojnë në përballimin e situatës.

4 gra dhe vajza dhunohen çdo ditë në familje. Sociologët: Duhet studim kombëtar

Çdo ditë, 4 gra dhe vajza bien pre e dhunës në familje. Sipas policisë, nga janari në qershor numërohen 686 gra të lënduara ndërsa më shumë se 1 mijë kanë marrë urdhër-mbrojtje. Sociologët kërkojnë një studim kombëtar për fenomenin.

Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hezbollahut. Replika mes Tel Avivit dhe Teheranit për raketat

Luftime të ashpra në jug të Libanit mes Ushtrisë Izraelite dhe forcave të Hebollahut. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kërcënoi Iranin se do ta paguajë shtrenjtë për sulmin me raketa. Teherani paralajmëron se mund të përgjigjet edhe më ashpër.

/tvklan.al