#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 21 Mars 2023
Rama vizitë në Athinë: Zgjidhim të gjitha çështje t e lëna pezull.
Kryeministri Rama deklaron ne Athine ne takimin me presidenten dhe kryetarin e parlamentit, se dy vendet do te zgjidhin te gjitha ceshtjet e lena pezull. Kreret e shtetit grek vleresojne rolin e minoriteteve ne marredheniet bilaterale.
Kolegji hedh shortin për padinë e Berishës. Kreu i PD: Basha dhe Alibeaj lidhje krimi me Ramën.
Kolegji zgjedhor cakton relatorin për padinë e paraqitur nga PD-ja e Berishës e cila kërkon regjistrimin në zgjedhjet vendore te 14 majit. Kryedemokrati deklaron nga Selenica se Basha dhe Alibeaj janë në lidhje krimi me Edi Ramën
Në gjendje të dehur në drejtimin e urbanit me pasagjerë, pranga shoferit në Tiranë.
Shoferi i nje urbani te linjes se Laprakes, ne Tirane, u arrestua pasi u kap duke drejtuar autobusin ne gjendje te dehur. Policia shton kontrollet ndaj drejtuesve te transportit public pas disa aksidenteve te ndodhura ne kryeqytet.
Mungesa e fuqisë punëtore, Zyra e Punës: Paga dhe kushtet, faktorët kryesorë.
Mbi 4 mije vende te reja pune te ofruara ne dy muajt e fundit nga Zyra e Punes, jane ende bosh. Ekspertet thone se refuzimet lidhen me mungesen e fuqise punetore si pasoje e emigracionit, pagat dhe kushtet e punes.
Arrestimi i Trump, siguri e lartë në Manhatan, Analistët: I fituar nëse burgoset.
Manhatani blindohet nga frika e shperthimit te protesta te dhunshme te mbeshtetesve te ish -presidentit Trump, ne rast te arrestimit te tij. Por analistet thone se Trump do te dale i fituar politikisht nese autoritetet vendosin t’i vene prangat.
Sylvinho i shqetësuar nga sulmi i polakëve. Stërvitje të veçantë për mbrojtjen kuqezi.
Trajneri i Kombetares i frikesohet sulmit te polakeve ne ndeshjen e pare kualifikuese te kampionatit Europian. Ai ia kushtoi stervitjen e pare mbrojtjes, duke u fokusuar kryesisht tek neutralizimi i goditjeve nga kendi.
/tvklan.al