Trajneri i ri i Mançester Juanjtid nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të përdorë ndeshjet në vazhdim për të përmirësuar formën fizike të futbollistëve të tij, e kjo do të thotë që të bëjë rotacion në takimin e radhës kundër Evertonit në Premier Ligë.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e porugezit në “Old Trafford”, ndërsa ai barazoi në sfidën e parë kundër Ipsuiç Taun dhe fitoi në Ligën e Europës ndaj Bodo/Glimt.
Blutë kanë pasur një javë kohë për t’u përgatitur, por trajneri i “Djajve të kuq” nuk ankohet nga kjo gjë.
“Ne tashmë e dinim se kështu do të ishte, kështu që nuk ka justifikime! Duhet që të jemi gati për të dielën e duhet që të fitojmë! Ne do të bëjmë ndryshime në formacion e do të jemi gati! Duhet të përdorim katër zëvendësues që të menaxhojmë formën fizike. Ne duhet që ta bëjmë këtë! Do të jetë një ndeshje ndryshe, e shumë luftarake! Ata kanë një trajner të zot që e kupton kampionatin, e kupton momentin e rivalit! Duhet të mbajmë topin, pasi kemi pak kohë të rekuperohemi. Shpresoj për fitore dhe shpresoj të shikoj gjëra të ndryshme në ekipin tim të përmirësohem.”
Barazimi 1-1 i “Djajve të kuq” kundër Ipsuiç Taun në debutimin e teknikut portugez javën e kaluar i ngjiti në vendin e 12 në Premier Ligë dhe tri pikë larg gjashtëshes më të mirë, ndërsa Tofis pozicionohen në vend të 15.
Klan News