Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Nëntor 2024
112-vjetori i Pavarësisë, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës, në Vlorë. Në Tiranë, parada e shqiptarëve
Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Ceremonia e ngritjes së Flamurit bëri bashkë liderët e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që në Tiranë mijëra vetë nga vendi, rajoni dhe diaspora iu bashkuan paradës së shqiptarëve.
Aeroporti i Vlorës, Rama: Gati, sezonin e ardhshëm. Agjencitë turistike nisin prenotimet e fluturimeve
Punimet në aeroportin e Vlorës janë drejt fundit. Kryeministri Rama thotë se ai duhet të jetë gati sezonin e ardhshëm turistik, dhe se që tani shumë agjenci turistike vendase e të huaja kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë.
Policia: S’ka autor të dytë për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”
Policia hedh poshtë si të pavërteta lajmet se në vrasjen e nxënësit 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” të ketë marrë pjesë një person i dytë. Ajo sqaron se ka qenë viktima dhe shoku i tij i plagosur që goditen dhe shtrinë në tokë autorin.
Shtohen të prekurit nga virozat dhe gripi. 10 % më shumë se një vit më parë
Ulja e temperaturave ka sjellë shtim të ndjeshëm të infeksioneve respiratore dhe përhapje të gripit. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i të prekurve është 10 përqind më i lartë, krahasuar me një vit më parë.
Mbi 1 milionë ukrainas pa energji nga sulmet ruse. Putin kërcënon me raketat “Oreshnik”
Ushtria ruse kreu një seri sulmesh të ashpra ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, duke lënë pa energji elektrike mbi 1 milionë banorë. Vladimir Putin kërcënon së do të përdorë sërish raketat Oreshnik.
/tvklan.al