#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 22 Nëntor 2023
Rama në Shkup: NATO të shtojë praninë në Kosovë. Stoltenberg: Do të bëjmë atë që është e nevojshme.
Kryeministri Rama i kerkon NATO-s te shtoje pranine ne Kosove per shkak te marredhenieve te tensionuara mes Prishtines e Beogradit. Sekretari i Pergjithshem Stoltenberg konfirmon se Aleanca do te beje cfare te jete te nevojshme.
Hodhën flakadanë në sallë, përjashtohen nga punimet e Kuvendit 4 deputetë demokratë.
Me propozim të socialistëve, Sekretariati i Etikës përjashtoi nga punimet e Kuvendit 4 deputetë demokrat, te cilët ne seancen e fundit hodhen flakadane dhe tymuese ne salle, duke shkaktuar nje situate kaotike dhe duke e penguar vijimin normal te punimeve.
Ndryshon paketa fiskale. Prej janarit 2024, taksim për profesionet e lira.
Nis ne komisionet parlamentare diskutimi nen për nen i Paketes se re Fiskale. Nga 1 janari i vitit 2024 do te ndryshoje taksimi per profesionet e lira, ndërsa parashikohet te hiqet Tatimi i Vleres se Shtuar per disa importe.
Grabitje me armë zjarri në qendër të Suharekës. Autorët plagosin një polic.
Një grabitje me armë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Suharekes në Kosovë, teksa 4 persona të maskuar pasi morën të gjitha sendet me vlerë u përfshin në një shkëmbim zjarri me policinë. Si pasojë një efektiv mbeti i plagosur
Izraeli e Hamas ulin armët. 150 palestinezë do të këmbehen me 50 pengje izraelite.
Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit pritet të hyjë në fuqi brenda 24 orëve. Palët ranë dakord që Tel Avivi të lirojë 150 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Ndërsa Hamasi do të kthejë 50 pengje.
Shqipëria në vazon e dytë të Euro2024. Rama i dorëzon çmimin ‘’Shqiponja e Artë’’ trajnerit Sylvinho.
Përcaktohen vazot e europianit të Gjermanisë, teksa Shqipëria ndodhet në të dytën dhe goglat mund të sjellin përplasje me ekipet më të forta në Europë. Kryeministri Rama i dorëzon çmimin “Shqiponja e Artë” trajnerit Silvinjo.
/tvklan.al