#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 25 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 25 Korrik 2023

Burg përjetë për Redjan Rrajen, 35 vjet për Ariol Halilajn. Fajtorë për atentatin ndaj Ndojës.

Gjykata e Posaccme dënoi me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën dhe me 35 vjet burgim Ariol Halilajn. Ata u gjetën fajtor për atentantin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, njëri në rolin e vrasësit dhe tjetri ne ate të ndihmësit të tij.

Si u proceduan 11 inspektorët e IKMT. Bizneset, denoncime masive për abuzime.

Shtohen denoncimet per veprime abuzive te punonjesve te Inspektoratit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit. 11 inspektoret e proceduar dje nga policia e Tiranes u gjeten ne shkelje te ligjit, pasi u denoncuan nga nje hotel. 

43.6 gradë Celsius në Elbasan. Ferri i valës së të nxehtit merr fund nesër.  Zjarret përfshijnë vendin, digjen disa shtëpi.

Dita e sotme regjistroi temperaturat me te larta te kesaj vere, me 43.6 grade ne Elbasan. Sinoptikanet parashikojne qe vala e te nxehtit merr fund nesër. Ndërkohë që zjarret përfshijnë zona të ndryshme të vendit, duke djegur edhe disa shtëpi.

Rrezohet  avioni zjarrfikës në Greqi, vdesin 2 pilotët. Emergjencë në Rodos. Stuhi të forta në Itali.

Beteja me zjarret në Greqi i merr jetën dy pilotëve të një avioni zjarrfikës që ra në ishullin Eubea. Situata mbetet kritike në Rodos dhe Korfuz, ku flakët janë jashtë kontrollit. Situatë e vështirë edhe në itali ku stuhitë dhe zjarret shkaktojne 5 viktima

Vula, sërish mollë sherri në PD. Bardhi thërret Këshillin Kombëtar. Gjana: S’i anulon dot zgjedhjet.

Vula behet serish molle sherri ne Partine Demokratike zyrtare. Gazmend Bardhi therret Keshillin Kombetar per te vendosur mbi ligjshmerine e zgjedhjeve per kryetarin, por Jemin Gjana thote se ai s’mund t’i anuloje zgjedhjet, se i eshte hequr vula.

Rënia e Euros, eksportuesit kërkojnë kompensim: Kemi 100 milionë Euro humbje.

Eksportuesit kerkojne kompensim per renien drastike te euros dhe pretendojen se kane humbur 100 milione euro vetem nga kursi i kembimit. Monedha e perbashket vijon te mbetet ne nivele te ulta rekord.

/tvklan.al