Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 26 Nëntor 2024

Opozita bllokon 5 akset kryesore të Tiranës, por përplaset me forcat e policisë. Demokratët thanë se protesta ishte paqësore dhe e drejtë e tyre, por uniformat blu e kanë konsideruar të paligjshëm bllokimin e lëvizjes së qytetarëve.

SPAK jep detaje mbi goditjen e grupit te Suel Çelës në Elbasan dhe disa vende të Europës. Prokuroria e Posaçme thotë se ai përdorte gjyqtare, zyrtarë të policisë e gazetarë për të sulmuar grupet kundërshtare të trafikut të drogës.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, qe u vu ne pranga nga SPAK, i kërkoi grupit te Suel Çelës që të hakmerrej ndaj drejtuesit të emisionit STOP, Saimir Kodra. Grupi i premton se ai do ta paguante 10-fish për denoncimet e bëra ndaj gjyqtares.

Gjykata e Tiranës lë në burg ish-oficerin e policisë, Shkëlqim Duka dhe vellain e tij, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi. Dy vëllezërit i mohuan serish akuzat, por prokuroria thotë se provat janë të pakundërshtueshme.

63% e qytetarëve të Ballkanit janë të pakënaqur me shëndetësinë në vendet e tyre, siç tregon një raport i Komisionit Europian. Shqipëria renditet më mirë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, por raporti thotë se ka nevojë për përmirësim.

Prag armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollaut. Qeveria izraelite pritet te mblidhet për te votuar marrëveshjen, sipas një plani te propozuar nga Uashingtoni. Marrëveshja është pranuar parimisht edhe nga organizata pro-iraniane.

/tvklan.al