#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Qershor 2023

Serbia liron 3 policët e rrëmbyer, por nuk tërheq akuzat ndaj tyre.

Serbia liroi sot 3 policet e arrestuar 12 dite me pare brenda territorit te Kosoves. Gjykata e Kraleves vendosi qe ata te ndiqen ne gjendje te lire, duke mos i tërhequr akuzat se ata u kapen te armatosur brenda kufirit te Serbise.

Prishtina e Tirana reagojnë për lirimin e tre policëve. Rama: Konferencë për dy vendet.

Tirana e Prishtina reagojne per lirimin e 3 policeve. Albin Kurti e Vjosa Osmani kerkojne qe Serbia te mbaje pergjegjesi. Ndersa kryeministri Rama kerkon nje konference te posacme per gjetjen e nje zgjidhjeje mes dy vendeve.

GJKKO konfirmon masën e arrestit me burg për Gjicin. Vajza e videos lihet në arrest shtëpie.

Gjykata e Posacme konfirmoi masen e arrestit me burg per ish -kryetarin e Bashkise se Kukesit, Safet Gjici dhe la ne arrest shtepie vajzën qe shfaqet duke kryer marrëdhënie intime ne zyren e tij. Qe te te dy akuzohen per korrupsion.

2.4 milionë të huaj në 5 muaj në Shqipëri. INSTAT: Më shumë nga Europa dhe SHBA.

Rritet ndjeshëm numri i turisteve qe vizitojnë Shqipërinë. INSTAT raporton se 2.4 milionë te huaj kane hyre ne 5 muajt e pare te këtij viti, ose 700 mije me shume se një vit me pare. Me te shumte janë vizitoret nga Europa dhe SHBA.

Mitsotakis betohet si Kryeministër. Do të qeverisë  vetëm në mamdatin e dytë.

Qiriakos Mitsotaqis betohet si kryeministër i Greqisë, pasi partia e tij “Demokracia e Re” fitoi shumicen absolute për të qeverisur e vetme në zgjedhjet e së dielës. Në kabinetin e ri qeveritar vihen re ndryshme të shumta ministrash

/tvklan.al