#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 27 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 27 Nëntor 2023
Gjermania kundër Greqisë për “Belerin”: Çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë integrimin
Gjermania e konsideron të papranueshëm bllokimin që Greqia po i bën integrimit të Shqipërisë. Berlini thotë se Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt BE-së dhe ky proces nuk mund të ndërpritet për shkak të çështjeve dypalëshe
Aeroporti i Vlorës, ritme të shpejta në ndërtim. Fluturimet nisin në vitin 2025
Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në dhjetor të vitit të ardhshëm ndërsa fluturimet e para janë parashikuar për në pranverën e 2025-ës. Drejtuesit e projektit thonë se punimet po ecin me ritme të shpjeta. Kantierin e vizitoi sot kryeministri Rama.
25 mijë banesa me qira ditore në platformat online, regjistrohen vetëm 40%
Nismës për deklarimin e pronave që jepen me qira ditore në platformat online i janë përgjigjur deri më tani vetëm 40% e tyre. Në këto platforma numërohen mbi 25 mijë banesa, por ekspertët thonë se ato po përpiqen të shmangin tatimin.
Tirana vishet kuqezi në prag të 28 Nëntorit. Zbardhen detajet nga “Parada e Shqiptarëve”
Tirana do të festojë ndryshe këtë vit 28 nëntorin, festën e Pavarësisë pasi në kryeqytet do të zhvillohet për herë të parë, parada e shqiptarëve. Festës pritet t’i bashkohen mbi 5 mijë shqiptarë të ardhur nga diaspora dhe trevat shqiptare.
Sunak anulon takimin me Mitsotakis. Shak, deklaratat për skulpurat greke që ndodhen në Britani.
Kryeministri Rishi Sunak anulon takimin me homologun e tij grek i programuar për tu zhvilluar të hënën në Londër. Shkak u bë deklaratat e Mitsotaqis për BBC ku tha se skulpturat e Partenonit që gjenden në Muzeun Britanik duhet të kthehen në Greqi.
Publikohen pamjet e sherrit në ndeshjen Tiranë-Vllaznia. FSHF pritet të marrë masa
Publikohen pamjet e sherrit masiv në ndeshjen e vajzave të Tiranës dhe atyre të Vllaznisë të luajtur të shtunën në kryeqytet. Klubet akuzojnë njëri – tjetrin ndërsa Federata e Futbollit pritet të marrë masa./tvklan.al