Vetëm disa javë pas vdekjes së tij në moshën 91-vjeçare, producentit dhe kompozitorit të njohur muzikor Quincy Jones iu dha një “Oscar” nderi nga akademia e filmit e Hollivudit në një ceremoni gala. Barbara Broccoli, Michael G. Wilson si dhe producentë të filmit “James Bond”, morën Çmimin Përkujtimor Irving G. Thalberg në ceremoninë vjetore të Governors Awards, ku morën pjesë yje duke përfshirë Tom Hanks, Jude Laë dhe Kate Winslet.
Jones, i cili u nda nga jeta më 3 nëntor, punoi me shumë muzikantë duke filluar nga Count Basie te Frank Sinatra dhe riformësoi muzikën pop me bashkëpunimet e tij me Michael Jackson gjatë një karriere 70-vjeçare. Në vitin 1971, ai shërbeu si drejtor muzikor dhe dirigjent i Çmimeve të 43-ta të Akademisë. Ai kompozoi partiturat për “The Wiz” dhe “The Color Purple”.
“Oscar” nderi i Jones iu dorëzua fëmijëve të tij, përfshirë aktoren Rashida Jones, të cilët lexuan fjalimin që ai kishte përgatitur për nderimet. “Babai ynë ndërroi jetë. Ai do të ndihej shumë i emocionuar nësee do ishte pjesëmarrës dhe shumë nga familja e tij janë këtu. Ne jemi katër nga të shtatë dhe familja jonë ndodhet gjithashtu në sallë. Ai ka kaq shumë miq në këtë sallë. Epo, në fakt, ndoshta në çdo sallë, nëse do të jem e sinqertë, sepse kudo që shkonte, bënte miq. Ai e kishte këtë dhuratë të mbinatyrshme me njerëzit, dinte të qëndronte i pranishëm dhe i dashur. Unë dua që ju të dini se ai është këtu.”
Brokoli dhe Wilson u prezantuan nga Daniel Craig, aktori që luajti “James Bondin” e fundit. Ai e vlerësoi dyshen duke thënë: Nuk mund t’ju them se sa shumë e admiroj integritetin tuaj .
“Mirëmbrëma! Çmimi Përkujtimor Irving G. Thalberg u jepet producentëve krijues, pjesa e punës së të cilëve pasqyron një cilësi të lartë të prodhimit të filmave. Sonte, kam nderin dhe privilegjin t’ua prezantoj atë miqve të mi të dashur, Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli. Por së pari, të bëjmë të qartë diçka, ju erdhët këtu këtë mbrëmje për të zbuluar se kush është James Bond-i i ardhshëm. Mos më shikoni mua, ai mund të jetë këtu në këtë sallë.”
“Jam thellësisht mirënjohëse dhe e prekur sepse pashë babain tim duke pranuar këtë çmim në vitin 1981. Një djalë që vinte nga zonat rurale që ia doli të bëhej pjesë e botës së HollyWoodit. Ky çmim ishte pasuria e tij më e çmuar. Babai im ishte dhe do të jetë gjithmonë ylli im. Faleminderit babi, që më dhurove jetën më të bukur që mund të imagjinohet!”
Skenaristi dhe regjisori britanik i komedisë romantike Richard Curtis, i cili shkroi dhe drejtoi “Love Actually” dhe “Four Weddings and a Funeral”, u nderua me Çmimin Humanitar Jean Hersholt për filantropinë e tij. Curtis bashkëthemeloi Comic Relief, e cila ka mbledhur më shumë se 1 miliard paund për të ndihmuar fëmijët anembanë botës.
“Ndihem shumë i emocionuar. Isha shumë kurioz sesi Hugh do ta kthente karakterin e tij famëkeq në mënyrë që të më jepte këtë çmim dhe ai nuk u mërzit. Unë jam shumë i emocionuar. Ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të veprojë shumë dhe do të kishte qenë përtej, ndoshta do të kishte qenë përtej fushëveprimit të tij. Por meqë ra fjala, unë rekomandoj këtë film të ri. Ai është në këtë dokumentar të quajtur Heretic, për jetën në shtëpi të Hughes.”
“Oscar” nderi mori edhe Juliet Taylor, regjizorja e kastit që ka punuar në “Mississippi Burning” dhe “Hannah and Her Sisters”. Në këtë ceremoni çmimesh morën pjesë shumë yje të Hollivudit, përfshirë edhe Angelina Jolie.
Klan News