#lajme , #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 27 Tetor 2023
Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave. FMN: Ekonomia është e qëndrueshme, ndikoi turizmi
Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit te parave, e Task Forces per Veprimin Financiar. Lajmin e dha zv. kryeministrja Belinda Balluku, e cila ishte pjesemarrese ne seancen ku vendimi u mor ne unanimitet nga te gjitha vendet pjesemarrese.
Qeveria miraton buxhetin e ri, paga mesatare në shtet 900 Euro. Rritje pagash për arsimtarët, mjekët,policët e ushtarakët.
Qeveria ka miratuar buxhetin e ri në të cilën parashikohet qw brenda vitit 2024 paga mesatare në administratë të shkojë në 900 euro. Rritja pagash pwrfitojnë edhe arsimtarët, mjeket, policet e ushtaraket. Per vitin e ardhshëm rritja e ekonomike parashikohet 3,8%.
Sheshi i Derviçanit merr emrin ‘’K Mitsotakis’’. Rama: Keqkuptimet politike kalojnë. Minoriteti, urë fqinjësie.
Përurohet në Derviçan sheshi që do të mbajë emrin dhe bustin e ish-kryeministrit grek Kostandinos Micotaqis. Djali i tij nuk mori pjesë në ceremoni, por Rama tha se keqkuptimet e politikës do të kalojnë dhe se minoriteti është urë miqësie.
Berisha: Nuk e njoh vendimin e GJKKO përmasat shtrënguese. I gatshëm për çdo hetim
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se urdhri i gjykatës që i kërkon të paraqitet 2 herë në muaj në polici është i paligjshëm dhe nuk do ta zbatojë. Berisha tha se është i gatshëm për çdo hetim dhe ftoi kryeministrin Rama të ndryshonin kushtetutën.
Sekuestrohen pasuritë e Pëllumb Gjokes në plazhin e Velipojës: U përfituan me falsifikime
Me kërkesë të SPAK u sekuestruan këtë të premte 3 sipërfaqe toke në plazhin e Velipojës të biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal. Sipas SPAK, dyshohet se këto prona janë përfituar me dokumente të falsifikuara.
Tanket izraelite godasin sërish kufirin e Gazës. Tel Avivi: U ekzekutua një zyrtar i Hamasit
Tanket izraelite hynë sërish natën e kaluar në Rripin e Gazës. Këtë herë, mjetet e rënda ushtarake shkuan deri në qendër të qytetit për kryerjen e një sulmi të izoluar ku Tel Avivi tha se u vra një zyrtar i lartë i inteligjencës së Hamasit.
/tvklan.al