#lajme , #edicioniinformativ ora 23:00 data 27 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 27 Tetor 2023
Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave. Balluku nga mbledhja e FATF: Gur kilometrik.
Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit te parave, e Task Forces per Veprimin Financiar. Lajmin e dha zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në seancën ku vendimi u mor ne unanimitet nga te gjitha vendet pjesëmarrëse.
Qeveria miraton buxhetin e ri, paga mesatare në shtet 900 Euro. Rritje pagash për arsimtarët, mjekët,policët e ushtarakët.
Qeveria ka miratuar buxhetin e ri në të cilën parashikohet qw brenda vitit 2024 paga mesatare në administratë të shkojë në 900 euro. Rritja pagash pwrfitojnë edhe arsimtarët, mjeket, policet e ushtaraket. Per vitin e ardhshëm rritja e ekonomike parashikohet 3,8%.
Sheshi i Derviçanit merr emrin ‘’K Mitsotakis’’. Rama: Keqkuptimet politike kalojnë. Minoriteti, urë fqinjësie.
Përurohet në Derviçan sheshi që do të mbajë emrin dhe bustin e ish-kryeministrit grek Kostandinos Micotaqis. Djali i tij nuk mori pjesë në ceremoni, por Rama tha se keqkuptimet e politikës do të kalojnë dhe se minoriteti është urë miqësie.
Berisha: Nuk e njoh vendimin e GJKKO përmasat shtrënguese. I gatshëm për çdo hetim
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se urdhri i gjykatës që i kërkon të paraqitet 2 herë në muaj në polici është i paligjshëm dhe nuk do ta zbatojë. Berisha tha se është i gatshëm për çdo hetim dhe ftoi kryeministrin Rama të ndryshonin kushtetutën.
Sekuestrohen pasuritë e Pëllumb Gjokes në plazhin e Velipojës: U përfituan me falsifikime
Me kërkesë të SPAK u sekuestruan këtë të premte 3 sipërfaqe toke në plazhin e Velipojës të biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal. Sipas SPAK, dyshohet se këto prona janë përfituar me dokumente të falsifikuara.
Macron, Scholz dhe Meloni: Serbia ta njohë de facto Kosovën, Proshtina të krijojë asociacionin.
Tre liderët më të fuqishëm të Europes, Emanuel Makron, Olaf Sholz dhe Xhiorxhia Meloni me anë të deklarate te përbashkët i bëjnë thirrje Serbisë që ta njohë de fakto Kosovën. Prishtinës zbatimi dhe formimi i Asociacionit.
/tvklan.al