#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 3 Dhjetor 2023
Vrasja e Entjan Nikulajt, dhjetëra të shoqëruar. 25 gëzhoja në vendngjarje, autorët dogjën makinën.
Dalin detaje të reja nga ekzekutimi mbrëmjen e kaluar i 40-vjeçarit Entjan Nikulaj në Lezhë. Autorët dogjën makinën pas krimit. Policia gjeti 25 gëzhoja kallshnikovi në vendngjarje ndërsa ka kryer dhjetëra shoqërime për zbardhjen e krimit.
Vrasja e Liridonës, gjykata lë në burg bashëshortin dhe 2 të arrestuarit.
Gjykata e Prishtinës lë në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj. Prokuroria zbuloi se ishte bashkëshorti i saj, Naim Murseli ai që siguroi armën dhe që pagoi 30 mijë euro për kryerjen e krimit.
Ekspertët, pro ashpërsimit të Kodit Rrugor: Masa më të rënda për ata që cënojnë këmbësorët.
Ekspertët e sigurisë e mbështesin idenë për një tjetër ashpërsim të masave në Kodin Rrugor. Sipas tyre ndëshkime më të forta duhet të ketë për ata që cënojnë sigurinë e këmbësorëve sidomos në vend-kalimet e dedikuara për ta.
AKM: 16 plazhe 100% të pastra në Shqipëri. 11 stacione me cilësi të keqe, duhet ndërhyrje.
16 plazhe të vendit në të gjithë vijën bregdetare kanë një cilësi 100% të pastër. Në një raport të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit listohen edhe 11 zona ku ka probleme për të cilat propozohet që të ndërmerren masa të menjëhershme.
Rriten kredia dhe depozitat. BSH: Po referohet leku në vend të valutës.
Banka e Shqipërisë i cilëson si rekord shifrat në rritje të depozitave si në lek edhe në valutë të huaj. Sipas të dhënave, edhe niveli i kredive në banka ka shënuar rritje me 59.7%. Konsumatorët po preferojnë gjithnjë e më shumë lekun.
Meloni kërkon shpejtimin e procesit të Berlinit nga Brukseli: Nuk ka Europë të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.
Kryeministrja italiane Xhiorxhia Meloni nga Beogradi i kërkoi Brukselit përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Sipas saj, Europa nuk është vërtetë e bashkuar pa përfshirjen e rajonit ne familjen e institucionet e Unionit.
Duka dhe Sylvinho pas shortit: E vështirë, por do të tentojmë të shkojmë më tej.
Presidenti i Federatës Armand Duka dhe trajneri i kombëtares, Silvinjo e cilësojnë të vështirë shortin e “Euro 2024”. Megjithatë në intervistat për gazetarin Blendi Fevziu ata thonë se kuqezinjtë do të kërkojnë maksimumin në fushë.
/tvklan.al