Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 6 Gusht 2024

Qendra e emigrantëve në Gjadër hapet në 1 shtator. Në 20 gusht mbërrijnë forcat e policisë 

Në 1 shtator do të nisin nga puna qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Gazeta italiane “La Republika” zbulon se në 20 gusht do të mbërrijnë 45 efektivët e parë të policisë që do të garantojë sigurinë në këto qendra.

E dërguara e SHBA, mesazh për Shqiptarët: Mbështetje për integrimin europian të vendit tuaj

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Vanhorn u është drejtuar me një mesazh të veçantë shqiptarëve në nisje të detyrës së saj. Ajo thotë se SHBA do vijojnë të mbështesin integrimin europian të vendit.

Italianët kërkojnë Shqipërinë për pushime. Vendi ynë lë pas SHBA, Greqinë dhe Kroacinë

Shqipëria është në krye të kërkimeve për italianët që duan të kalojnë pushimet jashtë vendit të tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat e vendit fqinj, Shqipëria lë pas, për të dytin vit radhazi, SHBA-të, Greqinë dhe Kroacinë.

Dy të vrarë brenda një familjeje në Konispol. Burri goditi gruan me sepatë, djali e hodhi nga shkallët

Një krim i rëndë që la dy viktima ndodhi brenda një familjeje në një fshat të Konispolit mëngjesin e sotëm. Një 69-vjeçar vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, por më pas djali e rrëzoi të atin nga shkallët duke i marrë jetën. Policia ndaloi 40 vjeçarin.

BE dhe SHBA: Të zhgënjyer me Kurtin për mbylljen e postës serbe në veri. Prishtina: Nuk ka vend për alarm

SHBA dhe BE reagojnë ashpër kundër aktit te qeverise Kurti per mbylljen e 9 pikave te postave serbe ne veri te Kosoves. Sipas tyre, ky veprim i pakoordinuar nuk shtensionon situatën. Në krahun tjetër Prishtina mbron aksionin dhe thotë se s’ka vend për alarm.

/tvklan.al