#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 7 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 7 korrik 2023
Turi ballkanik, Rama: Asnjë qefmbetje me Kurtin. Të vijë në Tiranë për procesin e Berlinit
Kryeministri Edi Rama vijoi në Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbi turin e tij në Ballkan. Rama thotë se nuk ka asnjë qejfmbetje me Albin Kurtin që refuzoi ta priste dhe se e fton atë të vijë në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Dhunë barbare ndaj 2 kushërinjve në Fushë-Krujë. 4 në pranga, 3 të tjerë në kërkim
Nje akt dhune barbare ka ndodhur në një lokal ne Fushë Krujë ku disa persona kanë goditur me sende te forta dy kusherinj, duke u shkaktuar plage te renda. 4 prej autorëve janë vënë në pranga ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ekzekutimi i Nikulajt, arrestohet Harry Simpson. Ndihmoi vrasesin portugez
Përfundon arratia edhe për shtetasin e fundit që akuzohet si i përfshirë ne vrasjen e Ardian Nikulajt në prill të këtij viti.
Hapet qarkullimi në Orikum-Dukat. Bregdeti i jugut më afër për të gjithë
Është hapur qarkullimi në aksin Orikum – Dukat, një investim i rëndësishëm që shkurton distancën drejt plazheve të jugut të vendit duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.
AMA: Shqipëria ka më shumë media kombëtare se disa vende të BE
Autoriteti i Mediave Audiovizive hedh poshte te dhenat e nje studimi privat mbi perqendrimin ne pak duar te pronesise se mediave dhe sqaron se te dhenat zyrtare tregojne qe ne Shqiperi ka me shume media kombetare se ne disa vende te BE.
Qershori, muaji më i nxehtë në histori mesatarja pësoi rritje me 0.5 gradë.
Qershori i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në histori. Temperaturat, si ato të ajrit ashtu edhe të ujërave detarë shënuan një rritje të pazakontë me 0.5 gradë Celcius. Ekspertët thonë se kjo lidhet edhe me fenomenin “El Ninjo” në Paqesor.
/tvklan.al