Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është qëlluar me një mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur para një lokali në komunën Bettola.
Viktima është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve.
Shqiptari u godit tre herë në qafë nga një 62-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia italiane.
Nuk dihen ende motivet, por ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati mes viktimës dhe autorit.
Tv Klan