#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 9 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 9 shtator 2023
Rekord, 7.2 milionë turistë në 8 muaj. 2 milionë të huaj vetëm në Gusht
Shqipëria është vizituar nga 7.2 milionë turistë në 8 muajt e parë të këtij viti duke shënuar një shifër rekord. Ministria e Turizmit zbulon se vetëm në muajin gusht vendin tonë e vizituan mbi 2 milionë të huaj nga e gjithë bota.
Presidenti dekreton ministrat e rinj. Do të votohen të hënën në parlament
Presidenti Bajram Begaj firmos ndryshimet në kabinetin qeveritar. Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e 5 ministrave dhe ndryshimet në 7 portofole ministrore. Emrat e ministrave të rinj pritet të votohen në seancën parlamentare të së hënës.
Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 1 mijë viktima. Qindra të plagosur e shkaterrime masive
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi gjatë natës Marokun. Bilanci është tragjik, te paktën 1037 të vdekur, mbi 1200 të plagosur, qindra zhdukur si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sondazhi i CNN: Bie mbështetja për Joe Biden, vetëm 39% duan të rizgjidhet
Presidenti amerikan Xho Bajden është në vështirësi me mbështetjen popullore për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë. Sondazhet tregojnë se vetëm 39% e amerikanëve të pyeturve mbështesin punën e tij.
Shqipëri-Poloni, Silvinjo: Vendosim zemrën në fushë. Ndeshja, nesër në Klan
Trajneri Silvinjo thotë se kuqezinjtë janë gati për tu përballur nesër me Poloninë. Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e fortë, ndaj kërkoi nga lojtarët të vendosin zemrën dhe shpirtin në fushë. Sfida e nesërme do të transmetohet në Tv Klan
“Love Island Albania”, sonte, premierë ekskluzive në Tv Klan. Zbulohen opinionistët.
Surprizat në “Love Island Albania” nuk kanë të ndalur. Sonte në mbrëmje spektakli i dashurisë vjen me një premierë ekskluzive drejtpërdrejtë në TV Klan ku do të ketë shumë momente të patransmetuara, por më në fund do zbulohen edhe opinionistët.
/tvklan.al