#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 9 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 9 shtator 2023

Rekord, 7.2 milionë turistë në 8 muaj. 2 milionë të huaj vetëm në Gusht

Shqipëria është vizituar nga 7.2 milionë turistë në 8 muajt e parë të këtij viti duke shënuar një shifër rekord. Ministria e Turizmit zbulon se vetëm në muajin gusht vendin tonë e vizituan mbi 2 milionë të huaj nga e gjithë bota.

Presidenti dekreton ministrat e rinj. Do të votohen të hënën në parlament

Presidenti Bajram Begaj firmos ndryshimet në kabinetin qeveritar. Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e 5 ministrave dhe ndryshimet në 7 portofole ministrore. Emrat e ministrave të rinj pritet të votohen në seancën parlamentare të së hënës.

Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 1 mijë e 300 viktima. 1820 të plagosur e shkatërrime masive

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi gjatë natës Marokun. Bilanci është tragjik, të paktën 1300 të vdekur, mbi 1800 të plagosur, qindra zhdukur si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ekzekutohet Leart Kekaj në Vlorë. U qëllua me armë zjarri nga një makinë me targa italiane

Ekzekutohet me armë zjarri një 41-vjeçar në Vlorë. Leart Kekaj ishte duke lëvizur me motor dhe dyshohet se është qëlluar nga një makinë e zezë me targa italiane. Policia gjen duke u djegur makinen qe dyshohet se u përdor nga autorët.

Sondazhi i CNN: Bie mbështetja për Joe Biden, vetëm 39% duan të rizgjidhet

Presidenti amerikan Xho Bajden është në vështirësi me mbështetjen popullore për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë. Sondazhet tregojnë se vetëm 39% e amerikanëve të pyeturve mbështesin punën e tij.

Shqipëri-Poloni, Silvinjo: Vendosim zemrën në fushë. Ndeshja, nesër në Klan

Trajneri Silvinjo thotë se kuqezinjtë janë gati për t’u përballur nesër me Poloninë. Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e fortë, ndaj kërkoi nga lojtarët të vendosin zemrën dhe shpirtin në fushë. Sfida e nesërme do të transmetohet në Tv Klan.